Kryeministri izraelit, Netanyahu mbron policinë në përplasjet me protestuesit palestinez

Nga Exit News
Kryeministri izraelit, Netanyahu mbron policinë në përplasjet me protestuesit palestinez

Në një takim me zyrtarë të lartë të sigurisë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbrojti veprimet e policisë në përplasjet e fundit me protestues palestinez në Jeruzalem.

Izraeli po vepron me përgjegjësi për të siguruar respektimin e ligjit dhe rendit në Jeruzalem ndërsa lejon lirinë e adhurimit,” citohet Netanyahu në një raportim të DW.

Ndërkohë, policia deklaroi, përmes Komisionerit Yaakov Shabtai, se nuk do të lejonte trazira apo mësymje ndaj oficerëve të saj.

Ne kërkojmë nga të gjithë të qetësojnë shpirtrat dhe ndalin dhunën, veçanërisht në një ditë kaq të rëndësishme për fenë myslimane,” deklaroi Komisioneri i Policisë, në një konferencë për shtyp .

Ai njoftoi se në Jeruzalem të shtunën oficerë të tjerë ishin vendosur për të “mundësuar lirinë e adhurimit dhe për të ruajtur rendin dhe sigurinë”.

Përplasja nisi të premten në xhaminë “Dome of Rock”, ku ngelën 213 persona të plagosur dhe vijoi ditën tjetër në qytetin e vjetër në Jeruzalem, ku u plagosën 90 protestues të tjerë.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur javët e fundit, fillimisht për shkak të kufizimeve të forta gjatë Ramazanit e sërish, pas vendimit të një gjykate izraelite për shpënguljen e disa dhjetra palestinezve.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>