
Kryeministri kanadez Justin Trudeau u rizgjodh për herë të tretë në zgjedhjet parlamentare të së hënës. Por rezultatet paraprake tregojnë se nuk ka arritur të fitojë shumicën.
Trudeau ka qeverisur Kanadanë me pakicën e deputetëve në parlament për dy vitet e fundit. Muajin e kaluar, ai bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme, dy vjet më herët se sa ishin planifikuar me shpresën për të formuar një qeveri shumice.
Partia Liberale e Trudeau duhej të fitonte 170 vende nga 338 vende në parlament për të formuar një qeveri shumice.
Ai pas shpalljes së rezultateve u shpreh se votuesit po e dërgonin qeverinë “përsëri në punë me një mandat të qartë për të ndihmuar Kanadanë të kalojë përmes kësaj pandemie”.
Kryeministri kanadez ka shërbyer si kryeministër që nga viti 2015.