Kryeministri kroat: Qeveria do të ndihmojë të plagosurit e aksidentit

Nga Exit News
Kryeministri kroat: Qeveria do të ndihmojë të plagosurit e aksidentit

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq shprehu mbështetjen e tij për të plagosurit e aksidentit të autobuzit kosovar në Kroaci, të dielën.

Ai njoftoi se një i plagosur po mjekohet në në Zagreb, ndërsa të tjerët në spital në Sllavonski Brod. Ndërsa personat që janë mirë më shëndet, janë dërguar në një hotel.

“Unë përsëri shpreh ngushëllimet e mia për familjet e atyre që humbën jetën në këtë aksident të tmerrshëm trafiku, ndërsa të gjithë atyre që janë plagosur, u është siguruar ndihma urgjente mjekësore. Të gjitha shërbimet përkatëse janë në terren dhe ne do të ndihmojmë në çdo mënyrë që mundemi”, shkroi Plenkoviq përmes një postimi në Twitter.

Në aksident humbën jetën 10 persona dhe u plagosën 40 të tjerë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>