Kryeministri në largim i Kosovës Albin Kurti ka shkarkuar zëvendëskryeministrin e parë Abdullah Hoti, menjëherë pas votimit në kuvend për rrëzimin e qeverisë së tij.
Abdullah Hoti, deputet i LDK-së, votoi pro rrëzimit të qeverisë Kurti.
Qeveria e koalicionit mes Lëvizjës Vetëvendosje të Kurtit dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) së Isa Mustafës, qeverisi vendin për 51 ditë dhe u shkarkua më 25 mars pas një mocioni mosbesimi propozuar nga vetë LDK-ja.
Mocioni u mbështet nga 82 deputetë, u votua kundër nga 32 deputetë, ndërsa një deputet abstenoi.
Kundër mocionit në mënyrë domethënëse votuan tre deputetë të LDK-së, Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit dhe deputetja më e votuar në zgjedhjet e fundit, si dhe deputetët Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala.
Qeveria Kuti do të vazhdojë punën deri sa të votohet qeveria e re.