Kryeministri malazez kërkon shkarkimin e ministrit që mohoi gjenocidin serb në Srebrenicë

Nga Exit News
Kryeministri malazez kërkon shkarkimin e ministrit që mohoi gjenocidin serb në Srebrenicë

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, lajmëroi në një konferencë për shtyp se ka këruar shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Vladimir Leposaviq, raporton Radio Europa e Lirë.

Propozimi erdhi për shkak të deklaratave të Leposaviq ndaj mbi gjenocidit serb në Srebrenicë.

Ai tha se e ka dërguar propozimin për shqyrtim në Parlamentin e Malit të Zi.

Leposaviq ishte shprehur më herët se do të pranonte që në Srebrenicë të ketë ndodhur gjenocid “kur një gjë e tillë të vërtetohet përtej çdo dyshimi.

Me këtë deklaratë, ai ka sfiduar edhe legjitimitetin e Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë, e cila ka konstatuar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

Pas deklaratës së diskutueshme i kam dërguar një mesazh, që ai duhet të nxirret vetë nga ajo që ka gatuar vetë. Kam menduar se deklarata e tij do të ishte e atillë që të amortizonte atë që është thënë, por ajo ka mbetur me prapavijë të njëjtë”, tha Krivokapiq.

Britania, BE dhe ambasada e SHBA-ve në Mal të Zi kanë dënuar njëzëri deklaratën e Leposaviq.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës, drejtuar nga Ratko Mllaqiç, kanë vrarë 8372 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë, zonën që ishte e shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>