Mohoi masakrën e Srebrenicës: Propozohet shkarkimi i ministrit

Nga Exit News
Mohoi masakrën e Srebrenicës: Propozohet shkarkimi i ministrit

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić propozoi të hënën shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Vlladimir Leposavić, për shkak të qëndrimit të tij ndaj gjenocidit në Srebrenicë.

Në një konferencë për gazetarë, Krivokapić tha se e ka dërguar këtë propozim në parlament.

“Pas deklaratës së diskutueshme i kam dërguar një mesazh, që ai duhet të nxirret vetë nga ajo që ka gatuar vetë. Kam menduar se deklarata e tij do të ishte e atillë që të amortizonte atë që është thënë, por ajo ka mbetur me prapavijën e njëjtë”

Ministri Leposavić u shpreh se gjykata e OKB-së për krimet e luftës në Hagë, e cila klasifikoi masakrat e boshnjakëve nga Srebrenica si gjenocid, nuk kishte asnjë legjitimitet sepse kishte shkatërruar provat në lidhje me trafikimin e organeve të civilëve serbë në Kosovë.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës, drejtuar nga Ratko Mllaqiç, kanë vrarë 8372 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë, zonën që ishte e shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka konstatuar në vitin 2007 se vrasjet në Srebrenicë kanë përbërë gjenocid.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>