Kryeministri Rama ka recituar sot në Kuvend, në mënyrë tallëse ndaj opozitës, bejten e mëposhtme:
“O i shkretë i punëtuar
Jep e merr me këmbë e duar
Bam me këmbë e bam me duar
O i shkretë i punëtuar!”
Duke mos kuptuar një pjesë të fjalëve të përdorura dhe veprimeve të përshkruara në këtë bejte, Editori jonë i artit dhe kulturës ka mbetur krejtësisht i hutuar nëse kjo bejte është, duke folur metaforikisht, një perlë e thellë apo një bajgë sipërfaqësore.