Kryeministri Rama i dhuron Bibliotekës Kombëtare albumin e skicave të tij

Në ceremoninë e sotme me rastin e 95 vjetorit të krijimit të Bibliotekës Kombëtare ka përshëndetur edhe Kryeministri Rama.

Në fund të fjalës, ai i ka dhuruar Bibliotekës një album me skicat e famshme të tij mbi dokumente zyre.

Duke i dhuruar albumin Drejtoreshës së BK, Zoti Rama u shpreh:

“Nuk mund t’i rezistoj këmbënguljes së vazhdueshme të drejtorit tim sqimatar të protokollit që më tha nuk mund të shkosh sot në Bibliotekën Kombëtare pa dhuruar diçka. Mbasi rezistova, rezistova, rezistova po u dorëzova dhe dhurata ime është shumë modeste, është albumi im më i fundit i zhgarravinave të mia. Unë po ja dhuroj drejtoreshës pa pretenduar që të futet në arkivin e Bibliotekës. Unë do ta lë në tavolinën e saj dhe ajo të vendosë nëse do ta marrë në shpi ose do ta lërë aty.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>