Kryeministri Rama, Integrimi në BE – Sot e ka fajin Brukseli, dje e kishte opozita

Kryeministri Rama, Integrimi në BE – Sot e ka fajin Brukseli, dje e kishte opozita

Kryeministri Edi Rama gjithmonë gjen një arsye jashtë vetes për mos hapjen e negociatave me BE-në. Deri dje, Kryeministri akuzonte opozitën për blllokimin e vetingut, ndërsa sot akuzon BE-në që ka paragjykime ndaj Shqipërisë.

Kryeministri Rama në fjalën e mbajtur gjatë seancës së parë të Kuvendit të ri më 11 shtator 2017 u shpreh se:

[Hapja] e negociatave vitin e ardhshëm është ajo çka Shqipëria pret dhe meriton dhe është e padrejtë, që kjo çështje të vazhdojë të zvarritet për arsye që s’kanë lidhje me Shqipërinë, duke nxjerrë në çdo hap sebepe të reja.

Tani ka dalë,  – nuk e thonë zyrtarisht, s’mund të them, – por ka dalë dhe vërtitet fantazma e “krimit etnik” shqiptar. Sigurisht në media të caktuara e nxitur nga burime, forca të caktuara, por çështja është si dhe sa do të kthehet edhe ajo në një lloj kushtëzimi që, “zgjidhni njëherë problemin e krimit etnik shqiptar, pastaj shohim e bëjmë”.

Megjithatë, asgjë për t’u hatërmbetur. Dihet si funksionon Bashkimi i sotëm Europian dhe vetë ky proces gjithnjë e më i paparashikueshëm si integrimi.

Ndërsa më 29 Nëntor 2016, Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur gjatë takimit të zhvilluar me veteranët me rastin e ditës së Çlirimit shprehej se:

Tanimë është e qartë se jo Brukseli, por opozita jonë i ka ngritur një mur që pengon negociatat, me bllokimin e vettingut.

Ndaj dua t’ju bëj thirrje të gjithë anëtarëve të PD që të ushtrojnë presion mbi lidershipin dhe ata deputetë të PD që ta heqin murin duke plotësuar kushtin e vetëm për çeljen e negociatave, vettingun.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>