Kryeministri Rama: Meta nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, i gatshëm të ulem në çdo tryezë

Nga Exit News
Kryeministri Rama: Meta nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, i gatshëm të ulem në çdo tryezë

Kryeministri Rama deklaroi se Presidenti Meta nuk i ka dorëzuar asnjë platformë dhe se është i gatshëm të ulet në çdo tryezë.

Në një postim në Twitter Rama shkruan:

“Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t’i vëmë pikat mbi “i” të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip/anglisht, se teatri ra, iku e na la.

Jemi në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s’ka rast më të mirë që Presidenti, Opozita, Institucionet e Drejtësisë,Partnerët Ndërkombëtarë për Drejtësinë dhe Integrimin, të mblidhen URGJENT në një tryezë me karta të hapura.

Presidenti t’i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t’i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore! Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, parlamenti, qeveria, s’kanë kohë të luajnë “e ka kush e ka” dezhurnin”

Presidenti Meta u shpreh gjatë konferencës për shtyp se se ia ka dërguar platformën e tij me 14 pika që më 8 prill kryeministrit Rama, por se nuk ka marrë një përgjigje prej tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>