Kryeministri Rama në Turqi për Kongresin Botëror të Naftës

Kryeministri Rama në Turqi për Kongresin Botëror të Naftës

Kryeministri Rama, prej ditës së djeshme, ndodhet në Turqi për të marrë pjesë në Kongresin Botëror të Naftës që do të zhvillohet sot.

Zoti Rama dje u takua me Presidentin turk Erdogan, ku diskutuan mbi projektet mes dy vendeve, ndër të tjera dhe për aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare.

“Në Stamboll për Kongresin Botëror të Naftës nesër. Sot në rezidencën e Presidentit Erdogan, ku sapo përfundoi takimi prej 90 minutash, mbi projektet e përbashkëta. Progres i qenësishëm për aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare, me asistencën logjistike e teknike të Turkish Airlines,” shkruan kryeministri në Facebook.

Në fjalën e tij sot në Kongres, Kryeministri Rama tha se Shqipëria ka rezerva nafte që mund të shfrytëzohen:

“Në kontekstin e ri botëror, asnjë vend nuk mund të vazhdojë me agjendën e vet personale për të shfrytëzuar burimet e veta. Një prej qëllimeve të këtij Kongresi është të vijojmë të mundësojmë debate të nivelit të lartë për sigurinë e përbashkët energjetike.”

Në kongresin Botëror të Naftës, që do të zgjasë deri më 13 korrik, do të marrin pjesë rreth 50 ministra, 500 drejtues kompanish dhe rreth 6 mijë delegatë nga e gjithë bota.

Në këtë kongres merr pjesë dhe Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson.

Sekretari Tillerson, njëkohësisht dhe drejtuesi ekzekutif i Exxon Mobil Corporation u nderua dje me çmimin “Dewhurst”, nderimi më i lartë i Këshillit Botëror të Naftës. Ky çmim i jepet Tillerson “për kontributin e jashtëzakonshëm në industrinë e naftës dhe të gazit.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>