Kryeministri Rama nuk tërhiqet nga taksa e Rrugës së Kombit

Kryeministri Rama nuk tërhiqet nga taksa e Rrugës së Kombit

“Përdoruesit do të paguajnë 5 euro dhe as të mos e diskutojnë fare.”

Kështu u shpreh Kryeministri Rama në komunikimin me gazetarët sot paradite.

“Shteti mbron investimet publike dhe private. Dhe në ato kushte që ishim dje policia ka bërë më të mirën e mundshme duke ruajtur gjakftohtësi përballë një tufe vandalësh, të cilët do të marrin të gjithë ndëshkimin që meritojnë,”— tha Kryeministri Rama duke justifikuar arrestimet e më shumë se 30 qytetarëve mëngjesin e sotëm.

Madje, Kryeministri tha se të gjitha dëmet e shkaktuara ndaj pronës së kompanisë private do ti paguajë shteti.

“Në kontratë nuk parashikohet që të cohen një grup vandalësh që t’i vënë flakën shtetit, dhe ta paguaj atë shteti. Shteti ka detyrim të mbrojë institucionet. Kjo ska nevojë të parashikohet në kontrata. Kontrata është e njohur prej 2 vitesh. Në debatet e gjatë këtyre ditëve, edhe në Kuvend e kam bërë të qartë.” – u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Ai tha se kontrata koncesionare “është e përgjithshme nuk thotë, nuk jep detaje për 120 mijë eurosh. Është në tagrin e autoritetit shtetëror dhe të kompanisë për të vendosur pikat mbi “i”. Ne mbrojmë interesin e banorëve dhe kompania interesin e vet. Rruga do të jetë me pagesë, 5 euro nuk negociohet.”

Ne fund të komunikimit të tij, Kryeministri sqaroi se “nëse fluksi i trafikut i parashikuar në kontratën koncesionare nuk realizohet buxheti i shtetit do të paguajë kompaninë private”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>