Kryeministri Rama premton transparence për fondet e rindërtimit

Kryeministri Rama premton transparence për fondet e rindërtimit

Kryeministri Rama iu përgjigjë sot edhe akuzave të abuzimit me fondet e dhuruara për projektin e rindertimit. Ai tha se do të bëjë transparencë për çdo qindarkë:

“Dua tju siguroj për një gjë, unë do të bëj çmos që çdo qindarkë e angazhuar për këtë sfidë të shpenzohet me mençuri dhe me ndershmëri”.

Kryeministri tha se do të nxjerr sa më shpejt dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Në varësi të hartimti të raportit të dëmeve, do të organizohet edhe konferenca e donatorëve:

“Konferencë me donatorët do ta mbajmë në fund të janarit apo fillim të shkurtit, në varësi të raportit final për dëmet që po përgatitet me ekspertë të BE”.

BE vendosi të enjtet organizimin e një konference donatorësh në Shqipëri, në fund të janarit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>