Kryeministri Rama prezanton platformën dixhitale: Antarësia do të vlerësojë kandidatët për deputet

Nga Exit News
Kryeministri Rama prezanton platformën dixhitale: Antarësia do të vlerësojë kandidatët për deputet

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platofrmën dixhitale ku anëtarësia e Partisë Socialiste do të votojë për të përzgjedhur kandidatët për deputet, me të cilët kjo forcë  politike do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Kjo platformë dixhitale do të përdoret edhe përtej zgjedhjeve, për të forcuar komunikimin me antarësinë dhe për ta përfshirë atë në procese brenda platformës, njoftoi Rama.

“Pa pasur nevojë të presë mbledhjen e radhës së organizatës, lajme nga kanale të tjera, dhe për t’i marrë anëtarët të parët lajmet që kanë të bëjnë me partinë, qeverisjen, apo lajmet e rreme.” – tha Rama.

Kryeministri shpjegoi se anëtarët e partisë do mund të japin vlerësimin e tyre me pikë nga 1 deri në 5, për kandidatët e qarkut të tyre.

“Këto vlerësime do të na ndihmojnë shumë për të kuptuar nivelin e marrëdhënieve mes deputetëve dhe anëtarëve të partisë, si dhe për krijimin e skuadrës që do fitojë më 25 prill”,- tha Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>