Kryeministri Rama shënon rekord të ri për fjalinë më të gjatë: 114 fjalë

Obsesioni i Kryeministrit për të folur kudo dhe për çdo gjë me qëllim që t’i shpjegojë popullit dhe botës jo vetëm arritjet e tij në qeverisje por edhe vizionin e tij të thellë politiko-socialo-ekonomik Duekt se nuk ka qetësim. Fjalimet e tij janë për ditë e më të shpeshta, më të gjata, por edhe më kakofonike.

Në fjalimin e tij të djeshëm, për gjendjen e kompanisë së energjitikës OSSHE ai ka vendosur edhe një rekord për fjalinë më të gjatë, plot 114 fjalë në një fjali të vetm, nga 86 që ishte rekordi i tij i mëparshëm.

Duke ju referuar shifrave të kompanisë OSSHE-së Kryeministri Rama ndër të tjera u shpreh:

“Flasin qartë, nga njëra anë, se propaganda e shfrenuar a tyre që e nisën qeverisjen e sektorit dhe të kompanisë me zero lekë borxhe dhe e lanë me një miliardë dollarë e kusur borxhe dhe përpiqen sot e gjithë ditën të provojnë, nuk e di unë çfarë, që kishin të drejtë, duke u përpjekur me insistim ta tregojnë këtë operacion jetik për vendin tonë si një operacion kundër të varfërve, rrëzohet nga faktet dhe shifrat që solli këtu Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe Ministri i Brendshëm, pasi nga 740 e disa individë, të arrestuar në flagrancë në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë për vjedhje të energjisë, janë mbi 500 biznesmenë.”

Në të njejtin fjalim, kryeministri Rama artikuli një tjetër gjali të gjatë që i mungonte kallzuesi dhe cdo lloj logjike:

“Ministri i Energjisë, me shumë kurajë dhe duhet kurajë përveçse mbështetje politike, për t’i rënë murit me kokë, sepse t’i biesh ndesh kësaj ngrehine të ndërtuar me kokë poshtë qysh prej dekadash, por sidomos në 10 vitet e fundit, ku të gjithë kanë zënë një pozicion dhe të gjithë kënaqen duke u fshehur pas njëri-tjetrit dhe duke marrë nga xhepat e të tjerëve nuk është e thënë të dalësh me sukses.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>