Kryeministri Rama shpall mbarimin e rilindjes dhe fillimin e rindërtimit të policisë

Kryeministri Rama shpall mbarimin e rilindjes dhe fillimin e rindërtimit të policisë

Kryeministri Edi Rama, në komunikimin e kësaj të diele shpalli rindërtimin e policisë pasi mbaroi fazën e parë të rilindjes së saj. Ai u shpreh se do të fillojë “faza e dytë e luftës ndaj krimit dhe për rindërtimin e policisë së shtetit”.

“Pas rilindjes së policisë së shtetit dhe shfarosjen e kanabisit si një fenomen epidemik duhet të zhvillojmë me të njëjtin sukses pastrimin nga rrjetet kriminale dhe pastrimin në rradhët e policisë përmes vetingut në polici”, — u shpreh Kryeministri duke pranuar kështu edhe kultivimin masiv të kanabisit, të cilin e cilësoi një dukuri epidemike.

Gjithashtu, ai pohoi për herë të parë që këtë vit Bashkimi Evropian nuk do të hapë negociatat për Shqipërinë, pa dhënë një arsye për këtë fakt. “[Të punojmë që] jo vetëm të çelim negociatat për anëtarësim vitin e ardhshëm duke marrë një sinjal pozitiv nga Parlamenti Evropian këto 100 ditëshin e ardhshëm”, — shtoi Kryeministri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>