Kryeministri Rama vendos spitalet private në dispozicion të të infektuarve me koronavirus

Nga Exit News
Kryeministri Rama vendos spitalet private në dispozicion të të infektuarve me koronavirus

Të gjitha spitalet private do të vendosen në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë për të përballuar fluksin e të infektuarve me koronavirus. Kjo është masa e rradhës kundër koronavirusit.

“Në varësi të dinamikës së spitalizimit të të prekurve nga COVID-19, me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë, vendosen në dispozicion edhe strukturat private spitalore, ambulatore, hoteliere, autoambulancat dhe personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës”, shkruan Kryeministri Rama në Facebook.

Ai shtoi se kush nuk zbaton këtë vendim do të gjobitet me 5 milionë lekë dhe në rast mosbindjes pas gjobës do të vendosen forcërisht shërbim publik.

Më herët ai njoftoi se të gjitha bizneset , farmacitë dhe tregtarët, që abuzojnë me çmimet gjatë kësaj periudhe, do të dënohen me gjobë deri në mbylljen e aktivitetit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>