Kryeministri Rama vizitoi të plagosurit e tërmetit, të shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ai tha se “do të fillojmë për të realizuar të gjithë procesin e kalimit të njerëzve pa çati dhe që refuzojnë të futen në palestër”. Rama foli sërish për marrëveshjen me hotelet në bregdet për të strehuar të prekurit nga tërmeti:
“Sot kam punuar në këtë drejtim me kolegët për të ndërtuar një marrëveshje me operatorët turistikë për hotelet në bregdet. Duhet të rindërtojmë gjithçka të kthejmë njerëzit në shtëpi të reja të forta dhe koha nuk pret.”
Kryeministri nuk tha asgjë nëse do të shpallë ose jo gjendjen e fatkeqësisë.