Kryeministri Rama viziton Kosovën

Nga Exit News
Kryeministri Rama viziton Kosovën

Kryeministri Rama do të vizitojë të hënën Kosovën për të takuar liderët e vendit.

Vizita e Ramës vjen në një moment delikat për vendin, pasi presidenti Thaçi dhe kreu i PDK-së Kadri Veseli janë akuzuar për vrasje dhe krime të tjera kundër njerëzimit, gjatë Luftës së Kosovës.

Rama pritet të takohet me presidentin Thaçi, kryeministrin Hoti, kryetaren e Kuvendit Osmani dhe kreun e LDK-së Isa Mustafa.

Thaçi po ashtu ka lajmëruar se do të mbajë një fjalim të hënën në orën 20:00 drejtuar qytetarëve të Kosovës.

Kjo do të jetë deklarata e parë zyrtare e Thaçit pas publikimit të aktakuzave nga Prokurori Special për krimet e luftës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>