Qeveria vjedh një tjetër videoprojekt dhe e shet si të vetin

Nga Rezearta Caushaj
Qeveria vjedh një tjetër videoprojekt dhe e shet si të vetin

Videoprojekti i hekurudhës Tiranë – Durrës, prezantuar nga kryeministri Rama, dyshohet te jetë plagjaturë e një projekti të Qatar Reilway, postuar në kanalin Youtube 4 vjet më parë.

Qatar Reilway është kompania që po mbikëqyr ndërtimin e rrjetit hekurudhor të integruar të Katarit deri në vitin 2030.

Plagjatura është konstatuar mbrëmjen e së hënës nga aktivist dhe gazetar, të cilët e kanë ndarë në rrjetet sociale.

…dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Komisionin Europian dhe Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë“, shkruajti Rama për projektin në rrjetin Facebook.

Ky është rasti i fundit i një zinxhiri projektesh të qeverisë Rama, të cilat zbulohen se janë plagjarizim i projekteve të ngjashme në vende të tjera.

Vetëm para dy javësh, pas publikimit të logos së re të Teatri të Operas dhe Baletit, pati sërish reagim në media e mes artistësh, për shkak të logos së kopjuar.

Logoja e plagjarizuar dyshohej se ishte blerë online për një çmim të papërfillshëm, ndërkohë që, për krijimin e saj, ishin paguar 1.8 milionë lekë të reja nga buxheti i shtetit.

Po ashtu, në nëntor të 2018, bëri bujë lajmi se projekti 3D i Aeroportit të Kuksit, prezantuar nga Rama, ishte kopje e projektit të firmës hollandeze UNStudio për  terminalin e Aeroportit Ndërkombëtar të Kutaisit në Gjeorgji.

Një vit më parë, kryetari i bashkisë Erion Veliaj, tentoi të shiste një foto të Institutit të Artit Bashkëkohor në Boston si foton e projektit të kampusit të ri Universitar.

Veliaj shkruante se kishte nisur puna për kampusin e ri Universitar, pavarësisht se nuk kishte asgjë publike mbi projektin, arkitektët dhe tenderat.

Pak më parë Veliaj ishte ekspozuar nga gazetarja e Exit News, Alice Taylor, për kopjimin e një videoje të titulluar “Çfarë është Tirana për ty” me rastin e 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet.  Ajo kishte ngjashmëri të jashtëzakonshme me këngën “What is London to you” publikuar nga Zyra e Kryetarit të Bashkisë Londër në 2018.

Me rastin e 100 vjetorit, Bashkia gjithashtu ndërmori një nismë artistike,  duke ndryshuar shumë nga shenjat rrugore në zonën qendrore të Bllokut.

Ato ishin kopje besnike e veprave të artistit të famshëm Clet Abraham, i njohur ndryshe si ‘Le Clet’, i cili jeton dhe punon në Firence, Itali.

Fatkeqësisht ne nuk dinim gjë mbi “këtë” surprizë” në Tiranë. Menduam se Bashkia do të kishte pak më tepër respekt për të drejtat e autorit. ”

Projekte të plagjarizuara që meritojnë të nderohen duke u përmenduar janë:

– projekti i Teatrit Kombëtar, nga Bjarke Ingels, rezultoi që ishte plagjiaturë e projektit të studios ukrainase “Forma” për Operan e Busanit në Korenë e Jugut, projekt që kishte fituar çmimin e tretë në konkurs duke u skualifikuar;

– plani për emërtimin e avionëve të linjës Air Albania sipas poetëve kombëtar, e cila e kishte origjinën nga kompania norvegjeze, Norwegian Air Shuttle.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>