Kryeministri Rama — Vonesa në paga, shembull se reforma është sfidë

Kryeministri Rama — Vonesa në paga, shembull se reforma është sfidë

Kryeministri Rama takoi sot përfaqësues të senatit të Universitetit të Tiranës për vonesën e pagesës. Gjatë fjalë së tij, a u shpreh se:

Vonesa e pagave është shembull se reforma është sfidë edhe për ne që e kemi udhëhequr.

Askush nuk e merr dot peng reformën, as me shfaqje as me firma as me shqetësime sado legjitime të jenë.

Ne duhet të rrisim grantin e pakushtëzuar por jo pa u bazuar në meritë, tek perfomanca e universiteteve. Dhe duke u sjellë në mënyrë të kushtëzuar nga përformaca.

Teoria se univeristetet publike janë të nënës dhe universitetet private janë të njerkës, është e mbyllur me qeverinë tonë.

Universitetet publike performojnë dobët apo më keq se ato private. Sepse nuk kanë sensin e konkurencës dhe kanë jetuar në garanci.

Rrogat e pedagogëve, hera e fundit që qeveria vendos të risë rogat. I takon universitetit të vendosi rrogat në varësi të perfomancës.

Qeveria nuk vendos tarifat. Nuk i vendosim ne por çdo universitet, qeveria vendos tavan për të garantuar tavan.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>