Kryeministri Rama: Votojmë çdo draft të opozitës me miratim të SHBA-ve e BE-së

Kryeministri Rama: Votojmë çdo draft të opozitës me miratim të SHBA-ve e BE-së

Kryeministri Rama deklaroi sot se PS do të votojë çdo draft të reformës në drejtësi të hartuar nga opozita që ka miratimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Bashkimit Evropian.

Zoti Rama ftoi kreun e PD-së Lulzim Basha të hartojë draftin sipas kërkesave të opozitës e ta paraqesë atë përpara datës 21 korrik në Kuvend.

Në një konferencë për shtyp, ndër të tjera Kryeministri Rama deklaroi:

Nëse BE dhe SHBA e pranojnë, PD të shkruajë çfarë të dojë deri në 21 korrik, do ja kalojmë pa procedurë, pa diskutime dhe do t’i themi madje shumë faleminderit që na shpëtove faqen që po na nxihet çdo ditë për shkakun tënd.”

Ne [PS] kemi bërë gjithçka që kemi në dorë që reforma të jetë e thellë, çliruese për drejtësinë dhe mundësisht të miratohet me opozitën.Kemi bërë të gjitha lëshimet  e mundshme pa prekur thelbin e reformës. Ne [PS] nuk pranojmë më të qëndrojmë në një proces absurd negociimi vetëm e vetëm që t’i japim të drejtë PD-së të vazhdojë të gënjejë shqiptarët se nuk jemi ne që duam kompromis, përkundrazi e pengojmë.”

“PD refuzoi edhe formulën e kompromisit të propozuar nga SHBA dhe BE përmes Ndihmës/Sekretares Viktoria Nuland. Mori pikë e presje atë që kërkoi e nxori një bisht tjetër.”

Nuk u befasova unë,  por sigurisht u befasuan dhe zhgënjyen aleatët e Shqipërisë, të cilët janë investuar masivisht si kurrë më parë për një reformë në Shqipërinë e çerekshekullit.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>