Kryeministri Rama zbulon shpërblimet për pensionistët dhe familjet në nevojë

Kryeministri Rama zbulon shpërblimet për pensionistët dhe familjet në nevojë

Kryeministri Rama bëri të ditur sot shpërblimet që qeveria do t’i japë pensionistëve, familjeve në nevojë dhe atyre të përmbytura me rastin e festive të fundvitit.

Në një deklaratë për shtyp, Kryeministri Rama deklaroi:

Çdo njërit prej 643 mijë pensionistëve do t’ jepën 60 mijë lekë të vjetra.

Për kategorinë e personave me aftësi të kufizuar apo familjet me ndihmë ekonomike, do të jepet për çdo familje 20 mijë lekë të vjetra.

2498 familje të përmbytura në vite në 8 qarqe dhe 18 bashki do të bëhet dhënia e dëshmpërblimit të plotë bazuar në dokumentacionet përkatëse.

Një fond prej tre milionë dollarësh do vihet në dispozicion për fermerët për të kompensuar kokë për kokë çdo kafshë të humbur.

Në fillim të dhjetorit, Kryeministri Rama premtoi dhe rritje të pagës minimale të punonjësve të administratës publike që prej marsit 2017.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>