Kryeministri rus Dmitry Medvedev ftoi Serbinë të nënshkruajë marrëveshjen për tregtinë e lirë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik, të udhëhequr nga Rusia.
Gjatë një vizite zyrtare më 19 tetor, kryeministri rus u shpreh se pret që kryeministrja serbe Ana Brnabic ta nënshkruajë marrëveshjen kur të vizitojë Moskën në 25 tetor.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të lehtësojë tregtinë e produkteve serbe me vendet si Bjellorusia dhe republikat e Azisë Qendrore. Serbia përfiton dhe nga fakti se BE-ja nuk është lejohet të shesë produktet e saj bujqësore dhe ushqimore në Rusi, si pasojë e sanksioneve reciproke midis BE-së dhe Rusisë gjatë pesë viteve të fundit.
Në një intervistë për një gazetë serbe më 18 tetor, Medvedev kritikoi Shtetet e Bashkuara dhe akuzoi Uashingtonin për “përpjekjen … për të sunduar të gjithë botën, përfshirë Ballkanin dhe Evropën”.
Kryeministri rus Medvedev vizitoi Beogradin për të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore të 75 vjetorit të çlirimit të qytetit nga pushtimi i nazistëve.
Gjatë vizitës, ai zhvilloi takime me presidentin Vuçiç dhe kryeministren Brnabic.