Kryeministri urdhëron shembjen e ndërtesave me dëmtime strukturore, hetimin e ndërtuesve

Kryeministri urdhëron shembjen e ndërtesave me dëmtime strukturore, hetimin e ndërtuesve

Kryeministri Rama ka premtuar sot se prokuroria do të hetojë dhe çojë para drejtësisë sipërmarrësit që kanë ndërtuar në shkelje të ligjit, çfarë ka sjellë dëmtime të ndërtesave.

Duke folur nga Durrësi, Kryeministri urdhëroi administratën e Bashkisë Durrës të hartojë një listë të objekteve të dëmtuara dhe të ndërtuesve përkatës, të cilët duhet të hetohen. Ai u shpreh se kjo është ajo që bën qeveria, kurse dënimet i bën gjykata.

Më tej, ai u shpreh se ndërtesat që kanë dëmtime të vogla, jo strukturore, do të riparohen me koston e tyre nga vetë ndërtuesit, sipas parametrave të vendosura nga qeveria dhe me mbikqyrje të qeverisë.

Kryeministri ka vendosur, gjithashtu, që ndërtesat në Durrës me probleme strukturore të shëmben. Materialet e ngurta nga shëmbjet do te pastrohen nga vetë firmat e ndërtimit dhe inerteve dhe do të depozitohen në zonën e Porto Ramamos. Shembja dhe pastrimi do të bëhen brenda muajit dhjetor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>