Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka fituar ndjeshëm në zgjedhjet e përgjithshme të se shtunës.
Partia e saj, ajo Laburiste mund të qeverisë dhe e vetme, pasi ka marrë përqindjen më të lartë të votave në më shumë se 5 dekada, duke fituar 64 vende në parlamentin me 120 vende.
Nuk dihet ende nëse ajo do ta formojë e vetme qeverinë e re, apo do të përpiqet të formojë koalicione.
Votimi masiv pro Ardern ka qenë dhe një përgjigje e njerëzve ndaj mënyrës se si ajo përballoi pandeminë e Covid-19 dhe krizën ekonomike që ajo shkaktoi.
Në total në Zelandën e re ka pasur 1886 të infektuar dhe vetëm 25 viktima që prej fillimit të pandemisë.