Kryeministri italian Renzi jep dorëheqjen pas humbjes së referendumit

Kryeministri italian Renzi jep dorëheqjen pas humbjes së referendumit

Kryeministri i Italisë Matteo Renzi dha dorëheqjen pas humbjes së referendumin kushtetues të kërkuar nga vetë ai.

Sot në mëngjes në orën 00:30 ai ka folur nga Pallazo Chigi dhe mori përgjegjësi të plotë duke deklaruar se “qeveria ime merr fund këtu”.

Kështu ai mbajti premtim që kishte bërë në fillim të referendumit.

Ai e quajti rezultatin e refendumit një fitore të qartë të atyre që kërkonin “jo”. Renzi tha se “doja të ulja numrin e vendeve në parlament, por në fund i vetmi vend që iku ishte ai i imi”.

Vrojtimet e opinionit në qendrat e votimit tregonin se rreth 44 – 57 për qind e votuesve kanë votuar jo. Pjesmarrja në votime ishte shumë e lartë, pothuajse 69 për qind.

Ndonëse referendumi kishte të bënte me ndryshime kushtetuese për ndryshimet në parlament gjatë fushatës ai u kthye në një refendum kundër qeverisë Renzi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>