Kryenegociatori i Shqipërisë për negociatat me BE-në: Shqipëria i ka polotësuar të gjitha kushtet

Nga Exit News
Kryenegociatori i Shqipërisë për negociatat me BE-në: Shqipëria i ka polotësuar të gjitha kushtet

Kryenegociatori i Shqipërisë për negociatat me BE-në Zef Mazi, deklaroi të enjten se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet.

“Janë katër kushte që janë plotësuar dhe 11 kërkesa që janë plotësuar. Kushtet kanë qenë katër për të kryer para hapjes së konferencës së parë ndërqeveritare, këto katër janë: kodi elektoral, zgjedhor, funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese dhe e katërta ngritja e institucioneve në luftën ndaj korrupsionit. Këto kushte janë plotësuar nga vendi ynë”, tha Mazi në Real Story të enjten.

Ai i bëri thirrje partive politike të ulin tonet dhe të kontribuojnë për integrimin.

“Duhet të bëhen të gjithë bashkë për këtë punë, është në interes të vendit tonë”, tha Mazi.

“Për këtë gjë, që unë kam nderin të kontribuoj, duhet të ndihmojnë të gjithë, e jo me fjalë e retorikë. Ka ardhur koha të ulen tonet dhe të bashkëpunohet”, shtoi ai.

Ai tha se projekti i integrimit “nuk ka hapje politike, është hapur”.

“Ne presim që të ulemi dhe të diskutohet me unionin. Sa më shumë ne të mos kemi kujdes për pikërisht hedhjen baltë, aq më shumë do të ndikojë në mendimin e politikanëve karshi nesh”, tha kryenegociatori.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>