Kryenegociatori Mazi takon ministrin grek Varvitsiotis

Nga Exit News
Kryenegociatori Mazi takon ministrin grek Varvitsiotis

Kryenegociatori për marrëveshjen e detit Zef Mazi takoi të mërkurën Ministrin e Jashtëm Përplotësues të Greqisë Miltiadis Varvitsiotis. Lajmi u bë i ditur nga kryeministria, ku në faqen zyrtare shkruan:

Më 16 shtator 2020, Kryenegociatori për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Zoti Zef Mazi, u takua me Ministrin e Jashtëm Përplotësues të Republikës Greke, Zoti Varvitsiotis.Dy zyrtarët e lartë diskutuan ndikimin e vendimit pozitiv të Këshillit Europian në mars 2020 për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Duke e përshkruar atë si një vendim madhor, historik, për Shqipërinë, Kryenegociatori theksoi se Shqipëria vazhdon të përmbushë konkluzionet e Këshillit me përgjegjësi dhe vendosmëri edhe më të madhe për të dhënë rezultate”

Gjatë takimit Mazi dhe Varvitsiotis folën për ecurinë e Shqipërisë në fushën e sundimin e ligjit si dhe ranë dakort për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>