Kryeprokurori Çela: Është shtuar mbjellja dhe prodhimi i kanabisit në vend

Nga Exit News
Kryeprokurori Çela: Është shtuar mbjellja dhe prodhimi i kanabisit në vend Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela

Në muajt e fundit ka pasur një rritje të mbjelljes dhe prodhimit të lëndëve narkotike në vend. Këtë pohim e ka bërë Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela në një raportim virtual për parlamentin.

Kryeprokurori u shpreh se disa qarqe veçanërisht janë më të prekura nga ky fenomen:

“Kemi vënë re një rritje të narkotikëve, në Krujë, në Vlorë, në Gjirokastër dhe në Shkodër.”

Duke folur për arsyet që kanë çuar në rritje të prodhimit të narkotikëve, Çela tha se ka kërkuar raporte nga prokurorët e rretheve, por ende nuk ka marrë përgjigje:

“Nga analizat që unë zhvillova në rrethe, ua kërkova prokurorëve që t’i evidentonin ato që nuk janë evidentuar. Pra problemet reale, përse ne kemi trende në rritje.”

Gjatë javëvë të fundit, policia e shtetit ka nisur monitorimin e vendit me dron për  identifikimin e zonave ku kultivohen lëndë narkotike.

I vetmi operacion policie që ka rezultuar në kapje lëndësh narkotike javët e fundit, dhe që është bërë publik ka policia, ka qënë zbulimi i një shtëpie në Fier, të kthyer në laborator kanabisi.

Por shtëpia laborator nuk u zbulua për shkak të monitorimit me drone, por nga lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin e dritave dhe pajisjeve të nevojshme për kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Pra deri më tani, nuk ka asnjë rezultat të bërë publik nga policia e shtetit lidhur me monitorimin e vendit me dron për të identifikuar zonat e mbjella me kanabis.

5 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme