
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela i kërkoi Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të nisë hetim disiplinor për prokurorin Shkëlqim Kokona.
Hetimi u kerkua sepse Prokurori u përfshi në një komunikim joetik me një gazetar, i cili kërkonte informacion për një çështje të prokurorit, raportuan mediat.
Ndërsa në njoftimin për shtyp të Prokurorisë, më 30 tetor u njoftua “nisja e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurorit Shkëlqim Kokona në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec”.