Kryeprokurori Çela kritika prokurorëve për numrin e ulët të hetimeve ndaj krimit financiar

Nga Exit News
Kryeprokurori Çela kritika prokurorëve për numrin e ulët të hetimeve ndaj krimit financiar

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela deklaroi se hetimi mbi krimin financiar në rrethin e Korçës ka qënë i ulët.

Gjatë një takimi me prokurorët e Prokurorisë së Korçës, Çela kritikoi ata duke theksuar se duhet të krijohen seksione të posaçme për të luftuar këtë fenomen.

“Është i rëndësishëm krijimi i seksioneve që do hetojnë krimin financiar. Numri i veprave penale që hetohen dhe lidhen me krimin financiar është i ulët në Korçë. Kjo imponon një qasje proaktive. Duhet të shfrytëzohet çdo informacion që lidhet me asetet kriminale. Nuk duhet neglizhuar informacioni i medias. Nuk mund të keni një rol pasiv dhe vetëm kështu mund të keni një rol cilësor”

Çela i kërkooi prokurorëve të jenë të pavarur në punën e tyre dhe gjithashtu të jenë aktivë për të zgjedhur drejtuesit e prokurorive.

“Ne i kemi dhënë mundësinë çdo prokurori të mbrojë me fanatizëm pavarësinë e tij. Prokuroria e Korçës në këtë drejtim ka qenë model. Duhet të ruani pavarësinë ndaj ndërhyrjes ndaj çdo faktori të jashtëm në punën tuaj. Nëse do përmbushni detyrën tuaj me besnikëri ndaj ligjit, garancitë do të rrisin rezultatet dhe atë që na mungon, besimin e publikut.

Është i rëndësishëm zgjedhja e drejtuesve nga KLP. Do nisë faza e çeljes së vendeve vakante në prokuroritë e rretheve gjyqësore. Gjatë këtyre muajve kemi monitoruar me kujdes punën e çdo drejtuesi në rrethe dhe do i dërgojmë KLP të dhëna për çdo drejtues. “

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>