Kryeprokurorja e BE-së zgjedh Bullgarinë për misionin e saj të parë

Nga Exit News
Kryeprokurorja e BE-së zgjedh Bullgarinë për misionin e saj të parë

Prokurorja e Përgjithshme e Evropës Luara Kovesi do të zhvilloj misionin e saj ët parë në Bullgari. Deri më tani, sipas euroactive, ende nuk dihet axhenda e vizitës.

Kovesi u vlerësua në Bullgari për shtyrjen përpara të reformës në drejtësi dhe kërkesën për dorëheqjen e Prokurorit të Përgjithshëm Ivan Geshev.

Aktivistët shpresojnë se kovesi do të nisë luftën ndaj korrupsionit të nivelit të lartë në Bullgari përpara zgjedhjeve të 11 korrikut.

Kovesi do të takohet me prokurorin e përgjithshëm bullgar, i cili shihet nga shumë si mbrojtës I interesave të mafias në vend.

Javën e kaluar SHBA-të bllokuan pronat e dy bullgarëve më të pasur dhe më me ndikim në vend, për korrupsion dhe lidhje me krimin.

Bullgaria prej 14 vitesh ëshët anëtare e Bashkimit Evropian, por vendi ka dështuar në dënimin e personave të rëndësishëm të përfshirë në korrupsion.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>