Kryeprokurorja Elisabeta Imeraj tërheq kandidaturën nga SPAK

Kryeprokurorja Elisabeta Imeraj tërheq kandidaturën nga SPAK

Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, sipas një raportimi paraprak nga Balkanweb, u tërhoq të premten nga kandidimi në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, SPAK.

Imeraj kandidoi për t’u bërë pjesë e SPAK në shkurt të vitit 2019 dhe në korrik të atij viti ajo u rendit nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) mes 15 prokurorëve të përzgjedhur për në SPAK.

Ajo u komandua në gusht të 2018 në krye të prokurorisë Tiranë nga ish- Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku.

Elisabeta Imeraj ka punuar prej vitesh në prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ishte një prej hetueseve të çështjes së ish-ministrit Tahiri.

Ende nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë Imeraj drejt vendimit.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme