Kryesia e PD-së miraton anëtarët e Komisionit për Vlerësimin e Kandidatëve për deputetë

Nga Exit News
Kryesia e PD-së miraton anëtarët e Komisionit për Vlerësimin e Kandidatëve për deputetë

Kryesia e Partisë Demokratike miratoi të hënën përbërjen e Komisionit për Vlerësimin e Kandidatëve për deputetë.

Ky komision do të përbëhet nga:

  • Bujar Nishani – ish-president, ish-ministër dhe ish-deputet i PD-së;
  • Enriketa Papa – historian, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së;
  • Mark Marku – ish-deputet i PD-së dhe pedagog i Gazetarisë;
  • Genc Ruli – ish-ministër dhe ish-deputet i PD-së;
  • Besnik Mustafaj – ish-ministër dhe ish-deputet i PD-së.

Vendimi për tre anëtërët e rinj – Ruli dhe Mustafaj ishin emëruar që më parë si pjesë e komisionit, – u mor të hënën pas votimit nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i PD-së.

Ky komision do të vlerësojë listat me propozimet për deputetë ardhur nga anëtarësia e PD-së – deri më tani janë propozuar rreth 2 mijë kandidatë nga të gjithë qarqet e vendit.

Komisioni do të ndihmohet nga Sekretariati i përbërë nga Sahit Dollapi, Sekretar Organizativ dhe Ervin Minarolli, Sekretar i Burimeve Njerëzore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>