
Ministrja e Jashtme e Suedisë dhe drejtuese e radhës e OSBE, Ann Linde shprehu mbështetjen e OSBE-së në reformat e vendit.
“Suedia mbëhstet integrimin e Shqipërisë në BE. Vendimini BE-së për të çelur bisedimet me Shqipërinë është një vazhdim i marrëdhënieve tona”, u shpre Linde gjatë konferencës për shtyp me ministren e Jashtme Olta Xhaçka të martën.
Ajo shprehu gadishmërinë për të bashkëpunuar për luftën kundër krimit të organizuar: “Ne duhet të forcojmë bashkëpunimin në luftën kundër krimti të organizuar përfshirë edhe për armët e vogla”
Linde ndodhet në Tiranë për të firmosur marrëveshjen për armët e vogla me qëllim rritjen e sigurisë. Ajo do të takohen mbasdite edhe me Presidentin Ilir Meta.