Kryetari i grupit të PS, Balla do të padisë Bashën në SPAK

Nga Exit News
Kryetari i grupit të PS, Balla do të padisë Bashën në SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla tha se do të padisë Kryetarin e PD-së Basha në SPAK për çështjen e financimit të PD. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për pushimin e çështjes së financimit të PD-së, Taulant Balla shkroi në Facebook:

“Fakti është që Lulzim Basha ka përfituar një shërbim me këto para. Për një shërbim të përfituar me fonde me burime të padeklaruara, a duhet hetuar? Këto fakte do të paraqiten në një kallzim të ri në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ditët në vijim”.

Apeli la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë, e cila argumentoi se nuk ka pasur prova se PD ka paguar shumën prej 500 mijë dollarësh. Të dyja akuzat, si ajo për falsifikim të formularëve të deklarimit të shpenzimeve, ashtu dhe ajo e pastrimit të parava, nuk u provuan.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>