Kryetari i KLP, Ibrahimi: Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet brenda një muaji

Kryetari i KLP, Ibrahimi: Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet brenda një muaji

Prokurori i Përgjithshëm do të zgjidhet brenda një muaji. Kështu deklaroi kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi.

Sipas tij, nëse Kuvendi nuk do të arrijë të zgjedhë brenda 30 ditësh me 84 vota një nga kandidatët në listën e hartuar nga KLP, automatikisht Prokuror i Përgjithshëm do të emërohet i pari në listë:

“Në legjislacionin e ri ka një mekanizëm zhbllokues dhe në rast se nuk arrihet të sigurohet numri i nevojshëm që është 84 për emërimin e prokurorit të përgjithshëm, parlamenti mund të emërojë të tretin në listë, ose të dytin, natyrisht dhe të parin.

Shpresoj se do votojë të parin. Por në rast se Kuvendi nuk arrijnë të mobilizohet dhe të sigurojë këtë numër votash atëherë, renditja jonë prevalon dhe prokuror do të jetë ai që ne rendisim të parin.

Kështu që në rastin më të keq, 30 ditë nga e pasnesërmja Shqipëria do të ketë prokurorin e ri.”

Sot KLP miratoi metodologjinë për vlerësimin e kandidatëve në garë për Prokuror të Përgjithshëm. Nesër do të zhvillohen intervistat me secilin prej tyre. Në garë janë Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela.

Sipas Kushtetutës, KLP rendit kandidatët në bazë të pikëve që ato do të marrim. Kjo listë i dërgohet Kuvendit, i cili brenda 30 ditëve nga data e dërgimit të listës, duhet të zgjedhë me 84 vota Prokurorin e Përgjithshëm. Në rast të kundërt do të emërohet automatikisht, i pari i renditur në listë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>