Kryetari i Komisionit serb për të pagjeturit, mund të largohet pas propozimit të Kurtit

Nga Exit News
Kryetari i Komisionit serb për të pagjeturit, mund të largohet pas propozimit të Kurtit

Kryetari i Komisionit për Persona të Pagjetur në Qeverinë e Serbisë, Velko Odaloviq, u shpreh se mund të tërhiqej nga ky pozicion pas propozimit të kryeministrit Albin Kurti, të martën në Bruksel, gjatë dialogut me presidentin e Serbisë Vuçiç. Odaloviq në një intervistë për “Kosova Online” në gjuhën serbe, u shpreh i gatshëm të largohet.

“Unë nuk e kam problem. Nëse jam pengesë, nuk jam dikush që nuk mund të largohet. Nëse unë jam problem që të paktën një trup të gjendet, nëse unë jam kusht, jam i gatshëm të tërhiqem”, tha Odaloviq.

Largimi i Odaloviq u mbështet edhe nga ish-drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare dhe aktivistja për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq.

Odaloviq në vitet 1997-1999 ishte ‘pjestar i forcave serbe të sigurisë i qarkut të Kosovës’ bashkë me Zoran Angjelkoviq.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>