Opozita i bën thirrje qytetarëve për mosbindje civile

Opozita i bën thirrje qytetarëve për mosbindje civile

Kryetari i PD-së Lulzim Basha bëri sot thirrje për mosbindje civile. Në takim me banorë të Kuksit,  Basha përsëriti akuzat për korrupsion ndaj qeverisë Rama, duke iu referuar shifrave të deklaruara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit,  ipas të cilave, abuzimet e qeverisë me prokurimet shkojnë në 1 miliardë dollarë në një vit.

“Mos t’i lëmë të keqes kohën që t’a gërryejë akoma më shumë shpresën që ka mbetur në këtë popull. Të ngrihemi e të frymëzojmë anë e mbanë vendin, përmes akteve të mosbindjes civile, të qëndresës, hapjen e një rruge tjetër për Shqipërinë, për shqiptarët, për Kukësin dhe çdo qytetar”, tha Basha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>