Kryetari i ri i LDK, Abdixhiku: Vendos kryesia nëse do të mbështesim Vjosa Osmanin per presidente

Kryetari i ri i LDK, Abdixhiku: Vendos kryesia nëse do të mbështesim Vjosa Osmanin per presidente

Pas çertifikimit të zgjedhjeve në Kosovë, një nga çështjet më të rëndësishme që pritet të vendoset është kujt do t’i takojë posti i presidentit të ardhshëm të Kosovës.

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, është propozuar nga LVV për të marr mandatin e kreut të shtetit, pasi doli kandidatja më e votuar individualisht nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Osmani ka qënë më parë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila sapo ka zgjedhur kreun e ri, Lumir Abdixhiku.

I pyetur nëse do të mbështes kandidaturën e Osmanit për presidente, Abdixhiku ka thënë se është një vendim që do ta marr kryesia, pas zgjedhjes së organeve të reja drejtuese të LDK-së.

Ai tha se fillimisht do të kryhen konsulta të brendshme pasi “vendimet tona do të jenë kolektive dhe jo individuale“.

Me tej Abdixhiku tha se vendimi do të varet edhe nga respekti që partitë e tjera do të tregojnë për LDK, duke nënkuptuar se do të jetë proces që do të negociohet.

Qëllimi është që të jemi kontruktivë”, e përfundoi ai deklaratën.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>