Dorëhiqet kryetarja e Gjykatës së Durrësit Joana Qeleshi

Dorëhiqet kryetarja e Gjykatës së Durrësit Joana Qeleshi

Kryetarja e Gjykatës së Durrësit Joana Qeleshi dha sot dorëheqjen nga posti i gjyqtares. Sipas disa mediave arsyeja e dorëheqjes është një pozicion i ri si drejtuese juridike në një spital privat.

Zonja Qeleshi nisi punën si gjyqtare në Gjykatën e Durrësit më 28 dhjetor 2011 dhe në vitin 2013 Këshilli i Lartë i Drejtësisë e emëroi në krye të kësaj gjykate.

Gjyqtarja Qeleshi nuk ka kaluar ende procesin e vetingut, por është akuzuar shpesh për vendime të dyshimta.

Në vitin 2016 ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani kërkoi shkarkimin e saj për shkak se zonja Qeleshi mori vendim në shkelje të ligjit dhe të procedurës së gjykimit. Ajo i dha një tokë me sipërfaqe 45 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalëzit një familje e cila nuk kishte dokumenta bindëse për të vërtetuar pronësinë duke larguar kështu investitorët e huaj libanez që do të do të ndërtonin një kompleks turistik në atë zonë.

Së fundmi në drejtimin e gjyqtares Qeleshi, Gjykata e Durrësit konfirmoi në mënyrë të paligjshme mandatin e kryebashkiakes së dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit Valbona Sako.

Mbas refuzimit të gjyqtares Mimoza Margjeka për të njohur mandatin e kryebashkiakes Sako, ish kryebashkiaku Vangjush Dako dhe Valbona Sako takojnë zonjën Qeleshi. Pas këtij takimi, Partia Socialiste dorëzoi në gjykatë kërkesën për shqyrtimin e mandatit.

Kryetarja Joana Qeleshi ka manipuluar shortin duke ia caktuar çështjen gjyqtarit Shpëtim Reka, një mbështetës i njohur socialist.Ky i fundit i njohu mandatin zonjës Sako, duke shkelur ligjin në mënyrë flagrante.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>