Kryetarja e KQZ Kosovë: Sulmet e partive, ndërhyrje në punën për zgjedhjet

Nga Exit News
Kryetarja e KQZ Kosovë: Sulmet e partive, ndërhyrje në punën për zgjedhjet

Kryetarja e KQZ-së në Kosovë, Valdete Daka ka deklaruar se akuzat politike të partive, lidhur me përjashtimin nga gara të kandidatëve të dënuar, janë ndërhyrje në punën e KQZ për zgjedhjet.

Në një deklaratë për median, të enjten, Daka u shpreh:

“Akuzat politike në adresën e KQZ-së dhe timen janë ndërhyrje. Kërcënimet janë të papranueshme dhe të rrezikshme.”

Zonja Daka theksoi se vendimi i KQZ-së për të përjashtuar nga gara kandidatët e dënuar për një veper penale në 3 vitet e fundit, është i bazuar në aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese:

“Unë nuk e kam shkruar nenin e këtij ligji. Çdo person që mendon që po i bëhet e padrejtë mund të ankohet në PZAP ose në Supreme.”

Në fund kryetarja e KQZ-së tha akuzoi liderët e partive politike për sulmet ndaj saj:

“Është bërë e lehtë për burrat e partive politike që ta sulmojnë një grua që nuk e mbështetë asnjë parti politike.”

Një ditë më parë, KQZ-ja e Kosovës lajmëroi se pas verifikimeve të gjithë kandidatëve për deputetë, ka vendosur se 47 prej tyre kanë një dënim të formës të prerë në tre vitet e fundit, ndaj nuk mund të kandidojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

KQZ nuk bëri publike listën e emrave të këtyre kandidatëve.

Në median kosovare u përfol se një prej të përjashtuarve ishte kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti.

Kurti është dënuar për ‘përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’, për dy vepra penale në vitin 2018, pas hedhjes së gazit lotsjellës në kuvendin e Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>