Kryetarja e ONM, Calavera: Vetingu nis në shtator

Kryetarja e ONM, Calavera: Vetingu nis në shtator

Kryetarja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz Calavera foli lidhur me procesin e vetingut, në një intervistë për Deutsche Welle:

Zonja Calavera u shpreh se vettingu i ka dhënë rezultatet e parë që me largimin e disa gjyqtarëve e prokurorëve në mënyrë të vullnetshme, që u larguan për t’i shpëtuar kontrollit të pasurisë dhe figurës.

 “Vetingu është aq i rëndësishëm për Shqipërinë, saqë mund të konsiderohet një proces me rëndësi historike, një moment përcaktues për sistemin e drejtësisë në vend, por jo vetëm.

Forcimi i një gjyqësori të paanshëm, të pavarur, të përgjegjshëm, efikas dhe profesional, ka rëndësi edhe për një sfidë më të gjerë: të konsolidojë në mënyrë të pakthyeshme sundimin e ligjit në Shqipëri”, theksoi kryetarja e ONM-së.

Ajo u shpreh se të gjitha proceset pregatitore janë kryer në kohë për të nisur në vjeshtë rivlerësimin e gjyqtarëve e prokurorëve.

“Komuniteti ndërkombëtar mban përgjegjësi për të monitoruar procesin, varet nga strukturat vendase, institucionet e vetingut që janë ngritur tanimë, për të kryer direkt rivlerësimin”, shpjegoi Zonja Calavera.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>