Ksamil, çahen tubacionet, ujërat e zeza përfundojnë në det

Ksamil, çahen tubacionet, ujërat e zeza përfundojnë në det

Tubacionet e ujërave të zeza janë çarë sot në Ksamil, duke bërë që ujërat e zeza të derdhen në breg të detit, në zonën e Tre Ishujve.

Pak ditë më parë, banorët e Ksamilit janë ankuar për erën e keqe që vinte nga pusetat e lëna hapur nga kompania Ujësjellës-Kanalizime Sarandë. Drejtori i kompanisë Sheme Luloi, jo vetëm që nuk mori asnjë masë për shqetësimin e banorëve, por u shpreh se faji për erën e keqe është i vetë banorëve që kanë kryer lidhje të paligjshme të ujërave të zeza.

Në zonën e Ksamilit sapo ka përfundar një projekt i financuar nga fondet e BE-së për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujrave të bardha e të zeza. Punimet për ndërtimin e rrjetit kushtuan rreth 265 mijë euro, por Bashkia dhe Kompania Ujesjellës-Kanalizime Sarandë ende nuk kanë mbyllur të gjitha punimet duke lënë hapur pusetat dhe duke mos bërë pastrimin total të rrjetit.

Projekti i BE-së duhet të kishte përfunduar që në muajin nëntor të vitit 2016 për të qënë në funksion të plotë gjatë sezonit turistik 2017, sipas pohimit të Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj. Nuk dihet ende se përse punimet janë vonuar dhe nuk janë realizuar sipas standardeve duke shkaktuar ndotje të detit në mes të sezonit turistik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>