Kthehen në vend 237 shqiptarë të bllokuar në Zvicër e Francë

Nga Exit News
Kthehen në vend 237 shqiptarë të bllokuar në Zvicër e Francë

237 qytetarë shqiptarë që kishim mbetur në Zvicër në Francë  janë kthyertë hënë në mbrëmje në vend me linjën Air Albania, e cila po mundëson kthimin e shqiptarëve të mbetur në vendet e tjera për shkak të anulimit të fluturimeve nga koronavirusi.

121 qytetarë kanë ardhur nga Zvicra, ndërsa 116 nga Franca.

Sot është planifikuar të kthehen në atdhe shqiptarët e mbetur në Frankfurt të Gjermanisë.

Ndërkohë që mbeten akoma dhe qindra shqiptarë të tjerë që presin të kthehen nga Austria, Suedia, Italia, Greqia, Britania e Madhe.

Më 27 mars, kryeministri Rama njoftoi se qeveria ka vendosur rikthimin në vend të shqiptarëve që kanë mbetur jashtë, pa pagesë, nëpërmjet kompanisë Air Albania.

Ai po ashtu lajmëroi qytetarët e bllokuar në këto vende që të kontaktonin me konsullatat dhe ambasadat shqiptare në shtetet ku ishin bllokuar për të regjistruar emrin e tyre. Aktualisht hartimi i listave ka përfunduar dhe po organizohen fluturimet.

Të gjithë qytetarët e kthyer do të qëndrojnë 14 ditë në izolim në shtëpitë e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>