
5 efektive në Komisariatin e Kukësit janë infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit. Bashkë me kolegun e tyre të identifikuar me koronavirus një ditë më parë, shkon në 6 numrin i policëve të prekur në këtë qark.
Ende nuk dihet se si mund të jenë infektuar policët. ISHP po teston familjarët dhe kolegët e tjerë të tyre.
Në total, në Kukës ka 17 persona të infektuar.