Kullat që po i zënë frymën Tiranës – Exit News liston të gjitha projektet shumëkatëshe

Nga Exit News
Kullat që po i zënë frymën Tiranës – Exit News liston të gjitha projektet shumëkatëshe

Bashkia Tiranë u ka dhënë lejen dhjetra kullave të cilat kanë hapur kantieret e ndërtimit përgjatë rrugëve dhe shesheve kryesore të kryeqytetit.

Të paktën 12 kulla janë në ndërtim me një lartësi mesatare prej rreth 20 katesh, ndërsa projekte të tjera mbeten në pritje për t’u miratuar.

Exit News liston më poshtë kullat që janë në ndërtim përgjatë rrugëve dhe shesheve kryesore të Tiranës:

Kulla Ekspozita, kullë 24-katëshe në zonën e ish-ekspozitës Shqipëria Sot, përgjatë lumit Lana.

Kulla 30-katëshesi vazhdim i Hotel Tiranës, në Sheshin Skënderbej

– Downtown Tirana, kullë rreth 40 katëshe përgjat bulevardit Gjergj Fishta, pranë Rrugës së Elbasanit

– Pylli Vertikal, kullë 24-katëshe krah kullës tjetër Ambasador 3 pas Stadiumit Air Albania, projektuar nga Stefano Boeri.

Eyes of Tirana, kullë 26 katëshe në anën perëndimore të Sheshit, në fillimin e rrugëve të Kavajës dhe të Durrësit

Book Building, kullë 20-25-katëshe pas Sahatit të Tiranës dhe ndërtesës së Bashkisë, pjesë e një projekti zhvillimi me disa ndërtesa

West Residence, kompleks disa katësh pas Presidencës, projektuar nga Stefano Boeri

Blloku Cube, kompleks shumëfunksional në kryqëzimin e rrugëve Pjetër Bogdani e Vaso Pasha në Bllok, projektuar nga Stefano Boeri

MET Building Tirana mes Katedrales Katolike dhe ish-Hotel Dajtit, përgjatë Lanës

Garden Building, kompleks 24-katësh, përgjatë Rrugës së Kavajës, në vendin ku ndodhej ish-Muzeu i Shkencave të Natyrës, pranë kryqëzimit të 21 Dhjetorit

Tirana’s Rock, kullë 85 metra e lartë, 25 kate, krah Hotel Tiranës, buzë fillimit të Rrugës së Dibrës

Kulla 24 katëshe e Stadiumit Air Albania, e përfunduar

– Gjashtë Kullat pas Teatrit Kombëtar, të planifikuara nga qeveria dhe Bashkia Tiranë

Foto ilustruese, maketi i kullës DownTown Tirana.

Ndërsa 12 projekte janë në ndërtim, rreth 5 të tjerë kanë mbaruar dhe kanë zënë hapësira të bollshme të Tiranës. Deri më tani në qendër janë ngritur këto ndërtesa të mëdha:

– ABA, krah Ambasadës Italiane, ku sot ndodhet qendra tregtare Coin

– TID, ku sot ndodhet Hotel Plaza

– 4EverGreen, përballë Kishës Ortodoke, e cila më në fund po vishet me fasadë dhe pritet të përfundojë

– Ambasador 3, pas stadiumit kombëtar

– Toptani Center, planifikuar kullë e lartë, por për arsye të paqarta në vend të saj u ngrit qendra e tanishme tregtare pesëkatëshe.

Ribotim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>