Ministrja e Kulturës Kumbaro vazhdon ti qendroj deklaratave të saj të përpara dy ditëve se nuk ka ndonjë plan për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar të paktën deri sa të gjehet një zgjidhje e pranueshme.
Sot, në një intervistë për Report Tv, ministrja u shpreh:
“Teatri Kombëtar do të vijojë që të jetë aty ku është sot në funksion me të gjitha parametrat, nuk do të preket salla, do të vijojë që të përdoret nga trupa, të cilës i shtohen edhe dy salla të reja te Turbina. Do të zgjerohen hapësirat.
Teatri ka një autorizim të tillë fizik dhe konstruktiv që bëhet i parikuperueshëm, por deri ditën që do të kemi projektin për një teatër të ri në të njëjtin truall, ai do të jetë funksional për trupën”.
Njësoj sikur u shpreh përpara dy ditëve në një përgjigje drejtuar Robert Ndrenikës:
Unë mendoj njësoj si ju që Teatri, aty ku është sot, nuk do të prishet dhe do të vijojë të përdoret, deri ditën kur një projekt i ri teatri kombëtar do të fillojë të ndërtohet.
Por, më mirë vonë se kurrë, shumë shpejt do të kemi në Tiranë dy skena të reja, të cilat bashkë me sallën ekzistuese të Teatrit Kombëtar do të administrohen nga vetë Teatri Kombëtar qoftë për produksionet e veta, qoftë për trupa të tjera që kanë nevojë për skena dhe që pasurojnë kalendarin skenik, siç ndodh edhe sot e kësaj dite.
Ndërkohë, Ministrja u shpreh se përsa i përket projektligjit për artin do të vazhdojnë diskutimet me grupet e interest.