Kurti: Ambasadori Grenell është keqpërdorur nga Thaçi dhe Vuçiç

Nga Exit News
Kurti: Ambasadori Grenell është keqpërdorur nga Thaçi dhe Vuçiç

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar në emisionin “Opinion” se Ambasadori Grenell, i dërguar i posaçëm i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi është keqpërdorur nga presidentët Thaçi dhe Vuçiç.

“Së pari ka shumë keqinformim nga kundërshtarët e qeverisë jo vetëm në uashington. Në anën tjeter ka 3 vjet që qarkullojnë fjalët për një shkëmbim terrtitorial dhe është Presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë që kanë një marrëdhënie të shkurtër me njëri-tjetrin dhe ata kanë keqpërdorur ambasadorin Grenell në këtë çështje. Ambasadori Grenell vjen tepër vonë në marrëdhënien e shkrutër mes 2 presidentëve. Në konferencat ndërkombëtare qëndrimet publike të tyre janë të sinkronizuara”, tha  Zoti Kurti.

Zoti Kurti tha se marrëveshja e shkëmbimit të territoreve, do të thotë që “Kosova duhet të heqë dorë nga komunat në veri të lumit Ibër, Kosova të marrë ca fshatra në Luginën e Preshevës por kurrësesi Bujanovcin dhe Medvegjën. Një bashkëpunëtor i Presidentit ka biseduar me një nga këshilltarët e mi dhe i ka prezantuar këtë që ju thash unë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>